Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Akuza e fortë e SHBA: Tre media dezinformojnë me urdhër të Kremlinit!

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Mal të Zi, Judy Kuo, tha se tre media që veprojnë në tregun malazez, janë burime manipulimi, dezinformimi dhe të lidhura me qeverinë ruse. Duke folur në një konferencë në Podgoricë ajo u shpreh se të rinjtë dhe publiku i gjerë janë mjaft të ndjeshëm ndaj informacionit të rremë dhe llojeve të ndryshme të manipulimit nga ana e mediave.

"Kush është burimi i këtij informacioni për publikun malazez? Mund të përmend disa kontribues kryesorë: 'Sputnik', i cili është direkt nën qeverinë ruse, portale në internet si 'IN4S' dhe 'Borba' të cilat janë të lidhura ngushtë me direktivat që vijnë nga Kremlini. Këto portale dhe disa 'shtëpi meditative` rajonale dhe lokale - nuk mendoj në ato që janë me të vërtetë media - janë mjaft aktive dhe shumë të koordinuara. Këto fushata kanë për qëllim të joshin publikun, të krijojnë rrëmujë dhe të krijojnë probleme në shoqëri dhe midis vendeve", deklaroi ajo.

Diplomatja amerikane përmendi shembullin, kur mediat "qëllimisht prezantuan histori të sajuara për krijimin e bazave të NATO-s në Mal të Zi duke pretenduar se Mali i Zi mori pajisjet ushtarake për t'i përdorur kundër Serbisë dhe Rusisë".

Ajo deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë investuar në nisma që mbështesin përpjekjet e Malit të Zi, për të luftuar fushatat e dezinformimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore