Turqia kërcënon të kthejë luftëtarët e ISIS-it, ekspertët: Ballkani nuk i menaxhon dot!


Turqia thotë se nuk është “hotel” për luftëtarët e ISIS nga Europa, por shtetet e Ballkanit janë të paafta për të menaxhuar kthimin e tyre.

Vendet e rajonit po përballen shpejt me një sfidë të re që buron nga lufta në Siri – presioni turk për riatdhesimin e qindra luftëtarëve të Shtetit Islamik dhe familjareve, thotë BIRN.

Ky riatdhesim, që është duke kthyer në monedhën e re të pazareve të Ankarasë me Europën, mund të dëshmohet sipas ekspertëve, një sprovë e madhe për shtetet ballkanike. “Në përgjithësi, askush në botë nuk është i gatshëm të pranojë luftëtarë të huaj, sepse është një fenomen i ri ndërkombëtar,” argumenton analisti i pavarur i sigurisë me seli në Sarajevë, Safet Music.

Vendet e zhvilluara sipas tij, mund ta përballojnë padyshim këtë problem më lehtë sesa ato të Ballkanit. “Mund të themi se ka ekspertë që mund të merren me këtë çështje. Legjislacioni është rregulluar gjithashtu. Por nuk ka mjete për procesin e de-radikalizimit dhe nuk ka hapësirë ​​për strehimin e ish anëtarëve të ISIS dhe familjeve të tyre “, vazhdon ai.

Burak Bilgehan Ozpek, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin TOBB të Ankarasë, mendon se ashtu sic ndodhi me refugjatët sirianë që niseshin drejt BE-së, Rexhep Tajip Erdogani do t’i përdorte edhe luftëtarët e ISIS si levë që perëndimi të pranonte politikat e tij në Sirinë fqinje. Nuk dihet saktësisht sesa luftëtarë të Shtetit Islamik dhe të afërm të tyre janë nga Ballkani, por shumica e personave që iu bashkuan grupit të dhunshëm në Siri janë nga Kosova, Bosnja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e më pak nga Mali i Zi dhe Serbia.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.