Veriu i Italisë është përfshirë nga reshje të dendura dëbore prej disa ditësh. Dje rreth orës 12:30 në Val Martello një zonë në kufi me Zvicrën dhe Austrinë ka rënë një ortek i fuqishëm.
I pandalshëm, orteku merr gjithçka çfarë gjen përpara. Orteku kalon mes për mes shtëpive turistike të Val Martellos.
Kryebashkiaku i Val Martellos ka thënë për televizionin shtetëror se orteku ka goditur dy shtëpi dhe nuk ka të lënduar, ndërsa shtëpi e tjera janë evakuuar.
Edhe në pjesë tjera të Italisë moti është përkeqësuar. Në Romë raportohet për një person të lënduar nga rënia e një druri si pasojë e erërave të fuqishme. Ndërkohë në Venecia po vazhdon situata kaotike.
Comments are closed.