Thirrjet “Rama ik” në stadium motivojnë Bashën, ja paralajmërimi për kryeministrin

Pavarësisht se ka dyshime se thirrjet në kor kundër Ramës në stadium ishin të inskenuara me ndihmën e  Armand Dukës, kryetari i PD, Lulzim Basha i ka quajtur si kërkesa kryesore e shumicës së shqiptarëve.

“Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium, mesazh i qartë i shqiptarëve krenarë dhe të vendosur. I thanë Edi Ramës largohu dhe çlirojë vendin nga qeverisja jote e dështuar nga korrupsioni. Nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë. Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje sipas Kushtetutës, që janë edhe zgjidhja e kësaj krize të rënë që ka pllakosur”, tha Basha. Sipas burimeve konfidenciale, u siguruan bileta nga FSHF për militantët e PD, për thirrjet në kor “Rama ik”.

Nga Lezha ku zhvilloi një takim me fermerët, Basha paralajmëroi anulim të koncesionit Milot-Balldre  kur PD  të kthehet në pushtet, si dhe kthimin e parave të vjedhura tek shqiptarët.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.