Të veshur kuqezi, ja VIP-at që ishin mbrëmë në stadium (FOTO)

E diela e 17 shtatorit do të kujtohet gjithnjë si një ditë historike për Shqipërinë që inauguroi stadiumin e ri “Air Albania”  në ndeshjen ndaj Francës.

Atmosfera në impiant pak minuta para fillimit të sfidës ishte vërtetë elektrizuese, pasi personazhet e shumtë Vip në stadium, por tifozët që kishin mbushur shkallët plot e për plot u mahnitën nga performanca e 430 fëmijëve që krijuan një atmosferë fantastike.

Ndërsa më pas skenën e morën këngëtarët shqiptarë, Flori Mumajesi, Aurela Gaçe dhe Era Istrefi me këngët “Kuqezi”, “Xhamadani Vija Vija” dhe “Live It Up.

Himnet kombëtare të dy shteteve u kënduan gjithashtu nga dy këngëtare me famë shqiptare si Besa Kokëdhima që këndoi marsejezën e famshme dhe Juliana Pasha që këndoi himnin shqiptar. Më pas performanca e këngëtarëve i la vendin asaj të tifozëve që me një koreografi fantastike pritën hyrjen e lojtarëve në fushë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.