Shpërthen Ilir Meta: Dvoranin do ta bëj shembull!

Pa asnjë minutë qetësie, Ilir Meta ka qenë mjaft i ashpër në studion e “Open”. Pika e parë që prodhoi debat edhe mes gazetarëve në panel, ishte ajo e ndërkombëtarëve, ndërsa vetë Meta e citoi Ardian Dvoranin disa herë, si person me lidhje direkte me ndërkombëtarët.

I pyetur rreth kallëzimit penal, që Meta e premtoi të premten se do ta çonte këtë të hënë, kreu i shtetit tha se “pamundësia për shkak të axhendës nuk e la të mbaronte me këtë çështje, por tha se Dvoranin do ta bënte shembull”.

Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka” – tha Meta.

Meta shkoi edhe më tej kur tha se “ambasadorët që dalin në mbrojtje të Dvoranit janë të korruptuar dhe unë do të kërkoj hetim për ta. Eshtë vjedhur e vetmja shpresë e shqiptarëve tek institucionet siç është Gjykata Kushtetuese nga ndërkombëtarë që nuk shikojnë dhe nuk dëgjojnë, sepse kanë lidhur sytë me shami dhe i binden vetëm Edi Ramës”- tha Meta.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.