Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Raporti alarmues i OKB-së: 7 milionë fëmijë në botë, nuk janë të lirë!

Rreth 7 milionë fëmijë në vit nuk janë të lirë, pasi ata mbahen në burgje, paraburgim, qendra për ndalimin e emigracionit, shtëpi për persona me aftësi të kufizuara ose institucione të mirëqenies, thuhet në një studim të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Sipas autorëve, kjo gjendje bie ndesh me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, që është një pakt i nënshkruar nga afro 200 vende të botës dhe që e lejon ndalimin nën moshën 18-vjeçare vetëm si masë afatshkurtër.

"Edhe pse është arritur përparim viteve të fundit për zgjidhjen e problemit, duhet të bëhet shumë më tepër për t'i nxjerrë fëmijët nga institucione te tilla dhe për t'i dhënë fund ndalimit të emigrantëve nën moshë", tha Manfred Nowak, studiues austriak i të drejtave të njeriut, njëherazi udhëheqës i studimit. OKB thotë se një fëmijë emigrant vdes çdo ditë në botë.

Ekipi i Nowakut zbuloi se të paktën 410,000 fëmijë mbahen çdo vit në burgje dhe paraburgim, ndërsa 1 milion mbahen në arrest policor. Për më tepër, 80 vende i kanë të ndaluar 330,000 fëmijë emigrantë, thuhet në raport. "Rreth 5.4 milionë fëmijë të tjerë jetojnë në institucione të mirëqenies, të cilat për nga natyra e tyre, nuk janë në gjendje të operojnë pa i privuar fëmijët nga liria", thekson po ashtu dokumenti.

Ekspertët e të drejtave të njeriut i analizuan veçanërisht zonat e konfliktit, si Siria dhe Iraku, ku dhjetëra-mijëra fëmijë të ekstremistëve të supozuar të grupit Shteti Islamik thuhet se mbahen në kampe.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore