Për të mos u humbur/ Zaho me kollare në stadium, vëllai i madh e kap…(FOTO)

Mbrëmë në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja Shqipëri-Francë, e cila përfundoi me rezultatin 0-2. Por pavarësisht humbjes, shqiptarët patën mundësinë që të shijonin atmosferën madhështore në impiantin më të ri në Shqipëri.

Në këtë ceremoni nuk mungoi as kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga familja e tij. Megjithatë ai që mori gjithë vëmendjen ishte i vogli i familjes, Zaho.

Djali i madh i kryeministrit, Gregor Rama shkruan në rrjetet sociale se fituesi i vërtetë i ndeshjes “Shqipëri-Francë” ishte Zaho.

Me një ‘emoji’ që simbolizon largimin e syrit të keq, Gregori shkruan: “Fituesi i vërtetë i mbrëmjes”. Ai shihet teksa kap nga faqet vëllain e vogël, i cili është i veshur me kollare.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.