Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Konfliktet e mia me Vllahutin, Donald Lu dhe të gjithë...në fund fitoj unë”

Ilir Meta nuk dha përgjigje se si do të veprohet në rast se kjo ndodh, teksa tre rrugët sipas tij të deklaruara publikisht janë marrja e armëve, nënshtrimi nga sistemi njëpartiak, ose largimi nga Shqipëria i të gjithë shqiptarëve.

Por, ndërkohë, Meta tha se konfliktet me ndërkombëtarët, madje edhe përpara se të niste seriozisht Reforma në Drejtësi në Shqipëri mes të cilëve Donald Lu dhe Vllahutin kanë qenë, sepse, fajtorë ishin po ata.

Meta nuk pranoi asnjë gabim të tijin si president, kryetar kuvendi apo qoftë edhe si politikan në këto vitet “e nxehta” të politikës. Përkundrazi ishte tejet kërcënues kur tha se “konfliktet me ata dhe me të gjithë, i fitoj unë”.

Duke lënë shumë gjëra pa i thënë troç, ose më saktë të kuptueshme, Meta duket se këtë herë ka lënë të hapur një përplasje të madhe me të gjithë aktorët dhe faktorët shqiptarë dhe të huaj.

Pa asnjë notë humori, Meta tha se në fund fiton ai, pa dhënë detaje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore