Ka siguruar takimin e tretë me Antonetën, por ç’do të bënte Eno i “PërPuthje” po ta ftonte Ina?!


“PërPuthje”, rubrika për të rinj brenda emisionit “E Diell” në Top Channel është padyshim një prej më të ndjekurve sot në Shqipëri. E personazhet e saj janë bërë të njohur dhe të dashur nga të gjithë.

Një prej tyre është edhe Eno Muçaj, i cili ka pasur fatin të dalë dy herë me Antonetën, dhe ka fituar edhe një takim i fshehtë me të, e duket se mes tyre ka diçka më tepër se sa thjesht një pëlqim.

Por i pyetur nga Gazeta Shqip se so do të vepronte nëse do ta ftonte Ina, Eno befason në përgjigjen e tij, duke thënë se “kush mashkull do t’i thoshte jo”.

Intervista e plotë
Çfarë të shtyu të merrje pjesë në “Për’Puthje”?
Mundësi të reja në jetë. Diçka ndryshe dhe format mjaft interesant.

Çfarë mendoi familja kur ju the se do merrje pjesë në një program të tillë?
Mbështetëse në çdo hap.

Po miqtë si reaguan? Ishte ndonjë kundër?
Miqtë ishin ata qe ma sugjeruan. Përkrahje në çdo moment.

Të japin këshilla?
Si në çdo gjë, kur i kërkoj mendimin, mundohen të ndihmojnë. Por që në fund ngelet gjithçka zgjedhja ime.

Vetë çfarë mendon për programin?
Emision shumë i veçantë dhe duke qene se kam ndjekur me raste “uomini e donne, e dija qe do ishte diçka e veçantë dhe ashtu është. Nuk e prisja ama qe do kishte kaq shume vijueshmëri.

E ke shprehur që në fillim simpatinë për Antonetën dhe ke dalë vetëm me të në takim. Po të ftonte Ina do të pranoje?
Kam shprehur një pëlqim për personin që kam njohur. Vajzë shumë e veçantë dhe e dashur. Dhe prandaj kam dashur ta njoh më shumë. Nuk do doja të ndërhyja mes asaj që mund të ketë me ndonjë nga djemtë e tjerë aty. Por kurrë mos thuaj kurrë.

Ajo është një vajzë e bukur, e sofistikuar, provokative në sensin më të mirë të fjalës. Më fton mua ta njoh më mirë?! Kush mashkull do thotë jo?!

Si është përditshmëria jote?
3 nga gjerat me monotone në këtë vend. Punë, palestër, kafe.

Ka ndryshuar ndonjë gjë tani që je bërë i njohur dhe shfaqesh çdo të diel në televizion?
Nuk mendoj se jam bërë i njohur. Dhe te paktën sjellja ime dhe karakteri qe jam është i njëjti.

E kishe menduar ndonjëherë se do të bëheshe pjesë e televizionit?
Gjithmonë e kam pasur dëshirë të jem pjesë e tij. Por një ndër frikërat e mia më të mëdha ka qene përballja me kamerën. Dhe kjo ishte dhe një sfidë e brendshme per mua në këtë emision.

Pas mbarimit të programit, do vazhdosh në ndonjë mënyrë të jesh pjesë e ekranit, apo di fokusoheni vetëm te profesioni juaj?
Duke qenë se më tërheq shumë televizioni, do kisha dëshirë të provoja të isha pjesë e tij. Por gjithmonë pa lënë profesionin përkatës pasi dhe ai është tepër i rëndësishëm per karrierën time.

Keni edhe një takim të fshehtë me Antonetën, mund të na tregoni se çfarë mund të ndodhë?
Nuk është aspak takim i fshehte. Më shumë është një takim miqësor mes nesh, por pa kamera.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.