Grabiten 4 arka me para në kishën e Shën Thanasit në Korçë

Është grabitur gjatë natës Kisha e Shën Thanasit në Korçë. Hajdutët kanë thyer derën e kishës dhe më pas janë futur brenda ku kanë marrë paratë që ndodheshin në arka.

Bëhet me dije se janë shkatërruar katër arka parash dhe një arkë me qirinj. Shuma e grabitjes nuk dihet ende.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.