“Super femër shqiptare”, Luana Vjollca i la të gjithë pa fjalë me look-un e saj seksi (FOTO)

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, i ka lënë të gjithë pa fjalë në puntatën e mbrëmjes së djeshme të emisionit të saj, “Shiko Kush Luan”.

Luana u shfaq e veshur me një veshje mjaft të veçantë dhe shumë stil, pasi nuk ishte as fustan dhe as pantallona. Moderatorja bukuroshe ka publikuar edhe disa foto në profilin e saj në “Instagram”, ku si gjithmonë është në super formë dhe seksi.

Pozat e saj janë pëlqyer shumë nga 1.6 milionë ndjekësit e saj, të cilët nuk i kursejnë asnjëherë komplimentet për Luanën. “Sa e bukur je Luana. Super femër shqiptare je, të dua bre, përfeksion”, janë disa nga komentet në foto.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.