“Shqiponjat” kuqezi përballë “gjelave” francezë në kërkim të rekordit (FOTO)

Sonte Shqipëria do të ketë përballë kampionët e botës, në sfidën që luhet për kualifikuesit e Euro 2020. Por, ndryshe nga Franca, e cila edhe nëse del pa pikë në Shqipëri është e kualifikuar, për ekipin tonë kombëtar ka shumë arsye për të pasur një rezultat pozitiv.

Stadiumi i ri kombëtar, i pagëzuar me emrin “Air Albania”, do të inaugurohet sot në ndeshjen Shqipëri-Francë.

Përpara se të nisë sfida, do të zhvillohet një koncert për rreth gjysmë ore, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur në vend. Nga FSHF-ja konfirmohet se janë shitur të gjitha biletat, me stadiumin që ka një kapacitet prej 21.700 vendesh.

Afro 10 mijë bileta nuk kanë dalë fare në treg, pasi janë shpërndarë nga vetë FSHF-ja për të ftuarit e shumtë dhe kompania që ndërtoi stadiumin. Dje është përfolur edhe emri i Françesko Totit si i pranishëm në inaugurimin e stadiumit, por nga institucioni i futbollit shqiptar nuk ka konfirmim. Kujtojmë se tribunat u emërtuan me emrat “Qemal Stafa”, “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe “Vasillaq Zëri”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.