Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Sabri Fejzullahu rrëfen historinë e Ermalit me Arianën: I thashë martohu 38 vjeç, pas një jave më tha... (FOTO)

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka folur së fundmi për historinë e dashurisë së djalit të tij, Ermal me bukuroshen Ariana.

Një ditë më parë ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ku u pyet në lidhje me momentin kur mësoi se Ermali ishte i dashuruar dhe kishte një partnere.

Gjatë intervistës, Sabri u shpreh se kishte vetëm një javë që e kishte këshilluar të birin që të ndiqte karrierën dhe të martohej 38 vjeç. Por mesa duket këngëtari i njohur e kishte vendosur që dashurinë që kishte me Arianën ta kurorëzonte në martesë në moshë shumë të re, 20-vjeçare.

“Një javë më parë biseduam unë dhe Nera, i thamë që duhet të martohesh diku 37-38 vjeç, duhet të merresh me karrierën. Dhe pas një jave na tha. ‘Uluni këtu: Dua të martohem! Unë kam rënë në dashuri’ dhe i thashë unë: ‘Me atë pikën e bukur këtu (nishanin e Arianës), me atë gocën e bukur? Pikërisht me të më tha. Ia bëmë dy dasma, një dasmë të shtunën për fisin, diku 700 vetë pastaj të nesërmen për VIP-at, shoqërinë, nja 500 vetë”, u shpreh Sabriu.

Sabriu rrëfeu se e njihte Arianën dhe kishte një marrëdhënie dhe respekt shumë të madh për të dhe familjen e saj të madhe. Ai e shoqëroi nusen e tij në intervistën e saj të parë për një televizion në Shqipëri, duke e ditur sesa emocione kishte.

[gallery ids="915606,915607,915609,915608,915610,915611,915605,915612,915613,896880,896879,896878,908869,908178,908868,908182,908179,863964,863960,863956,863961,863962,863963"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore