Vajzat ruse konsiderohen si ndër femrat më të bukura dhe më seksi në planet.
Dhe si të tilla, ato tërheqin vëmendjen e mediave të huaja, sidomos nëse mbrojnë presidentin, Vladimir Putin. Një prej tyre është edhe Anna Krhamtsova, e cila u zgjodh si vajza më e bukur e Gardës Kombëtare ruse.
31-vjeçarja, e cila është edhe nënë e një fëmije arriti të fitojë një garë, ku pjesëmarrës ishin me mijëra ruse të tjera.
Anna, e cila vjen nga një familje që prej vitesh ka shërbyer në ushtri, mori më shumë se 57,000 mijë vota. Babai i 31-vjeçares ka qenë pjesë e ushtrisë për 30 vite, ndërsa nëna e saj shërbente në forcat e sigurisë.
Gardistja bën pjesë në forcat të cilat kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për sigurinë e Putin.
Comments are closed.