Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Atentati ndaj prokurorit, Kejvina Kthella shkon sërish tek Krimet e Rënda

Pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve, modelja Kejvina Kthella “troket” në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda.

Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Sipas burimeve të A2, Kthella kërkon kthimin e aparatit telefonik celular, i cili i është sekuestruar nga prokurorët e Krimeve.

Kthella u mor në pyetje për shkak të miqësisë dhe komunikimeve të shpeshta telefonike, thirrje dhe sms, me Redian Rrajën, personin e vetëm të arrestuar deri tani si të dyshuar për atentatin.

Kërkesa e modeles pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka në ditët në vijim. Në ngjarjen kriminale tek rreth-rrotullimi i Shkozetit u plagos prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, miku i tij, Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes për shkak të plagëve të marra në atentat.

[gallery ids="907274,783773,907267,907273,914293,910439,907275,907767,907271,907270,908947,908257,907266,907264,900607,900612,900598,895114,885622,861828,908259,852830,802801,793116"]

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore