Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

100 mijë dollarë për nënshtetësinë shqiptare?! Ylli Manjani vë në lojë Ramën

Një artikull i gazetës prestigjoze britanike “The Guardian”, sipas të cilit kryeministri Edi Rama u ofron pasanikëve të huaj përjashtim nga taksa për 10 vjet në këmbim të marrjes së nënshtetësisë shqiptare për 100 mijë dollarë, ka ngacmuar ish ministrin e  Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani ka shprehur habinë e tij me një ofertë të tillë, dhe ka ironizuar shefin e ekzekutivit. “Qeveria do ofrojë pasaporta shqiptare për të huajt, për 100 000 dollarë”.

Po mirë, po e ofroj pasaportën time për gjysmën e çmimit. Preferoj në fakt ta shkëmbej me një pasaportë të një vendi të BE. Nuk do ishte keq, apo jo?!”, ka shkruar ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore