
Patenta të reja/ Gonxhe tender të ri 900 mijë euro, zbulohen detajet e reja të sigurisë!
Vetëm në dy vitet e fundit, Drejtoria e Transportit Rrugor ka bërë disa tendera për patentat. Por, megjithë këto para të shpenzuara, situata ka qenë alarmante.
Ish-drejtori Arben Isaraj është munduar fillimisht të bëjë tender për kartonë, por akuzat e pjesëmarrësve në tender sollën anulimin e tij. Ministria e Infrastrukturës dyshoi se tenderi ishte i paracaktuar dhe në këtë mënyrë ai u anulua.
Por, situata për qytetarët u bë alarmante, aq sa në vend të kartonëve, u printuan vetëm copa letre. Dhe, në kulmin e këtyre akuzave, ish-drejtori Isaraj gjeti "zgjidhjen" provizore, duke bërë tender rreth 100 mijë euro që të blihej një printer për të printuar pikërisht këto kartonë.
Ndërkohë, qeveria shpenzoi rreth 2 milionë euro të bënte sistemin e patentave, por pa gjetur zgjidhje përfundimtare. Situata doli jashtë kontrollit dhe pak muaj më parë, Arben Isaraj u detyrua të japë dorëheqjen, teksa ai u pasua nga Blendi Gonxhe.
Natyrisht, gjatë javëve të para, Gonxhe ëshë munduar që të rregullojë këtë situatë. Me një të rënë të lapsit, Gonxhe ka akorduar rreth 800 milionë lekë të vjetra (pa TVSH, me TVSH 900 mijë euro) për kompani që do bëjnë printimin e patentave të reja.
Gazeta SHQIP ka siguruar dokumentet e një tenderi të ri që po bën DPSHTRr, dokumente të cilat mbajnë firmën e drejtorit të ri, Blendi Gonxhe. Në këto dokumente thuhet se objekti I tenderit është "blerje prokat leje drejtimi", ndërkohë të ardhurat janë nga të ardhurat e brendshme të institucionit. Këto para janë për dy vjet, ndërkohë që tenderi do të bëhet më datë 25 nëntor.
Patentat e reja, sipas dokumenteve të SHQIP, do të kenë element shtesë të sigurisë, elementët grafikë dhe mënyrën e plotësimit të lejedrejtimit të re të mjeteve rrugore. Sipas saj, patentat kur do të merren në dorëzim do të verifikohen pranë laboratorit të Policisë shkencore të Ministrisë së Brendshme ose një laboratori të liçencuar për këtë qëllim.
[gallery columns="1" ids="915269,915270,915271,915278,915279,915272,915273,915274,915275,915276,915277"]





Skandali/ Kryebashkiaku socialist i Tropojës i jep tender kushëririt të parë
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuz...
Historia e plotë >
“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
OBSH e alarmuar për situatën me COVID në Europë: Rajoni në një situatë të paqëndrueshme

Koncesioni i Milot-Fier, PD zbulon shifrat: Qeveria po planifikon një vjedhje të tmerrshme

Pesë persona humbin jetën nga COVID, mes tyre edhe një 48-vjeçar, ja numri i rasteve të reja
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
