Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Në lidhje me Mark Frrokun?! Rudina Dembacaj i përgjigjet për herë të parë pyetjes direkte

Lajmi se Rudina Dembacaj ka tashmë një histori të re dashurie me një biznesmen, ish-deputet është shndërruar në kryefjalën e mediave. Vetëm pak ditë më parë ajo promovoi një restorant të sajin. Ndër videot e publikuara online nga miqtë aktorja dëgjohet duke thënë në fjalën e saj përshëndetëse:” Falenderoi Markun që besoi tek mua, është i zgjuar që më besoi”.

Kaq ka mjaftuar që mediat të konfirmonin atë që prej kohësh përflitej, Mark Frroku është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Rudinës. E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare aktorja e mirënjohur fillimisht ka qeshur me pyetjen, nëse është e vërtetë se ka një lidhje me Frrokun.

“Qesh se më keni çmendur me këtë pyetje”, është mjaftuar në përgjigjen dhënë për Gazeta Shqiptare. Në këtë mënyrë, ajo ka zgjedhur mos të jap një konfirmim, apo një përgënjeshtrim për lajmin që qarkullon. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ajo ndau me miqtë lajmin se procesin e divorcit e kishte nisur që në mars të këtij viti. E ftuar në emisionin “Wake Up”, për herë të parë u shpreh se ka qenë një periudhë e vështirë për të. Nga ana tjetër Mark Frroku prej më shumë sesa një viti është i ve.

Bashkëshortja e tij ndërroi jetë në shtator të 2018, pas një sëmundjeje të rëndë. Marku me dy fëmijë dhe Rudina me një vajzë të vogël, mesa duket kanë gjetur dashurinë në krahët e njëri-tjetrit, duke harruar gjithçka tjetër. Tashmë me ndihmën e tij, aktorja do të provojë veten edhe në biznes. Ndërkaq vëmendja e të gjithëve është fokusuar tashmë për të kapur daljen e tyre të parë si çift në publik.

[gallery ids="872700,872701,872702,872703,872704,872705,872706,872707,872708,872709,872710,872717,872718,872719,872720,872721,915307,915308,915309,915310,915311,915312"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore