
E ekzekutuan në karrige elektrike kur ishte 14 vjeç, por ja çfarë ndodhi 70 vjet më vonë (FOTO)
George Stinney Jr. ishte personi më i ri i dënuar me vdekje në shekullin e 20-të në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte vetëm 14 vjeç kur u ekzekutua në karrigen elektrike. Gjatë gjithë gjyqit të tij dhe deri në ditën e ekzekutimit të tij, adoleshenti mbante në duar një Bibël, duke pretenduar gjithmonë pafajësinë.
George për vrasjen e dy vajzave të bardha, Betty nga 11 vjeç dhe Mary e 7 vjeç; kufomat e tyre u gjetën pranë shtëpisë ku ai banonte me prindërit e tij. Në atë kohë, të gjithë juristët ishin të bardhë. Gjyqi zgjati vetëm 2 orë dhe dënimi u dha 10 minuta më vonë. Prindërit e fëmijës u kërcënuan, nuk lejuan t'i jepnin atij dhurata në sallën e gjyqit dhe më pas, u dëbuan nga ai qytet.
Përpara ekzekutimit, George I tmerruar, kaloi 81 ditë pa mundur të shihte prindërit e tij, I izoluar në një qeli 80 km larg qytetit të tij. Edhe kur iu mor dëshmia, kjo u bë pa praninë e prindërve apo të një avokati. Rryma elektrike që I kaloi në kokë në momentin e ekzekutimit ishte 5.380 volt. 70 vjet më vonë, pafajësia e tij u provua më në fund nga një gjykatës në Karolinën e Jugut. Trau me të cilin u vranë dy vajzat, peshonte më shumë se 19.07 kilogramë.
Prandaj, ishte e pamundur që Stinney të ishte në gjendje ta ngrinte, e lëre më pastaj ta manovronte aq sa duhej për të vrarë vajzat. Fëmija ishte i pafajshëm, dikush ia hodhi fajin atij vetëm sepse ishte me ngjyrë. Stephen King u frymëzua nga ky rast për të shkruar librin e tij "Milja e Gjelbër", I cili më pas u përdor për skenarin e vitit tejet të famshëm me të njëjtin emër, që u shfaq në kinematë botërore në vitin 1999.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="915056,915057,915058,915059,915060"]



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek TVSH dhe desh i...
Historia e plotë >
Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Vaksinat anti Covid/ Shefi i kabinetit të Metës: Kërkohet urgjent...

Tre ide të gabuara në lidhje me maskat dhe luftën kundër pandemisë Covid-19

Studimi/ Duhet 40% lagështirë në ambiente publike për të mposhtur Covid
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
