“Do heq dorë nga seksi dhe droga”/ Dan Bilzerian i çmend të gjithë, nis fushatën për president

Ylli i pokerit dhe personazhi i famshëm i rrjeteve sociale që njihet si ‘Dan Bilzerian’, së fundmi ka deklaruar se po planifikon të kandidojë për President në SHBA. Ai u zotua se nëse zgjidhet, do të lërë drogën, seksin apo alkoolin, duke kaluar gjithë kohën në zyrë.

“Mbreti i Instagramit” thotë se ai do t’i braktisë këto aktivitete vetëm nëse zgjidhet dhe do t’u dëshmojë votuesve që ai thotë të vërtetën.

Ai beson se e gjithë bota ka nevojë për ndihmën e tij, pasi ka shumë korrupsion dhe ligje që duhet ndryshuar. Mbrojtja e ambientit sipas tij do të jetë një prioritet i madh. Ai gjithashtu tha se do të kandidojë si republikan, por thekson se ka edhe disa pikëpamje tradicionale liberale.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.