Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Basha: E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me fermerë të Devollit, teksa tha se “kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pa vlerë në treg”

Sipas Bashës, produktet përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur. Madje, sipas tij,  “Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime”.

Partia Demokratike, përmes kryetarit Basha bën të ditur se “vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë e ulët. Për Bashën potenciali është i jashtëzakonshëm, por mungon një qeveri që mbështet fermerët”.

“Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abusive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit” - tha Basha.

“Korrupsionin e solli vetëm një njeri, Edi Rama që e ktheu vjedhjen në art. Vetëm muajt e fundit dhjetëra milionë euro zhduken dhe i jepen dy- tre miqve të Ramës. Shikoni koorporatën e investimeve, korportën e hajdutërisë që është krijuar për të marrë pronat e shqiptarëve dhe për t’ja dhënë miqve të Edi Ramës” - deklaroi Basha gjatë takimit në Devoll.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore