Basha merr në mbrojtje Metën: Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje presidentit Ilir Meta lidhur me situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë në konference për mediat, Basha i bëri thirrje PS-së “që t’i thërrasë mendjes dhe të lejojë funksionimin e Kushtetueses”.

Sipas liderit të PD, Rama dhe kreu i KED tentuan t’i marrin kompetencat presidentit me anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjatë këtyre tre ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një ngjarje të paprecedentë. Përpjekja e Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese tregon se kush nuk e do gjyqësorin e pavarur, apo edhe SPAK-un sipas Kushtetutës. Shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës dhe kapja e institucioneve nuk është më përjashtim, por rregull. Rama tentoi të uzurpojë kompetencat e Metës për të kapur një anëtar të Kushtetututës që nuk i takon as Ramës dhe as Dvoranit, por presidentit të Republikës. Ky është tregues i planit kriminal për kapjen e intitucioneve. Kemi një parlament të paligjshëm”, tha Basha.

Basha tha se Rama e ka jetikë kapjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi do gjykohet farsa e 30 qershorit, tentative për shkarkimin e presidentit dhe disa çështje të nxehta.

“Rama e ka jetikë kapjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi do gjykohet farsa e 30 qershorit, tentative për shkarkimin e presidentit”, tha lideri I PD.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.