Turqia siguron kualifikimin për në Euro 2020, barazim me Islandën

Turqia bëhet skuadra e radhës që siguron kualifikimin për në Kampionatin Europian 2020, ndonëse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur në grupin H ku bën pjesë. Në stadiumin “Turk Telekom” të Stambollit, turqit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Islandës, që ishte edhe rivali direkt për kualifikim, por kishte nevojë për 3 pikë sonte.

Skuadra e drejtuar nga Senol Gunes nuk u la asnjë mundësi islandezëve dhe i shkoi disa herë pranë golit, ndërsa në fund festoi edhe pa shënua, pasi ruajti distancën prej 4 pikësh me Islandën, duke siguruar matematikisht kualifikimin.

Aktualisht Turqia mban vendin e parë në grup me 20 pikë, por mund të parakalohet nga Franca, që ka 19 pikë dhe do të luajë sonte me Moldavinë, ku fitorja pritet të jetë formalitet.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.