Procesi i Vettingut në Shqipëri, dështimi i marshimit!

Nga Filip Lukiç

Reforma më e madhe gjyqësore që nga rënia e komunizmit, një shembull i mirë për pjesën tjetër të shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë në procesin e integrimit europian dhe luftës së guximshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – me këtë përkufizim i referohen ekspertët dhe diplomatët europianë reformës gjyqësore që filloi në Shqipëri në vitin 2014. Qëllimi i kësaj reforme ka qenë të  sigurojë pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të shkurtojë lidhjet që sistemi gjyqësor ka pasur me politikën dhe grupet kriminale. Pesë vjet më vonë, pak ka mbetur nga njoftimet marramendëse dhe pritshmëritë e mëdha, mbase edhe joreale, që Shqipëria të mund të kryente një reformë kaq të madhe në një periudhë të shkurtër kohe.

Në fakt, procesi i zgjatur ka ngecur në mes, sistemi gjyqësor është paralizuar dhe korrupsioni e krimi i organizuar kanë lulëzuar gjatë viteve të fundit. Ndërkohë shqetësim i madh për reformën në drejtësi është ngritur në Bruksel, nga Franca dhe Holanda në veçanti, të cilat shfaqur dhe si kundërshtare të forta të celjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë për shkak të vështirësive me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Jo vetëm që Shqipëria është bllokuar në rrugën e BE, por disa nga vendet anëtare po vënë në pikëpyetje edhe përfitimet tashmë ekzistuese, siç është regjimi pa viza. Nga ana tjetër, Komisioni Europian vazhdon ta vlerësojë procesin pozitivisht. “Ka pasur një përparim të mirë  i mirë, përmes zbatimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi e më gjerë ( e cila përfshin krijimin e institucioneve për vetëqeverisjen e gjyqësorit) si dhe vazhdimin e rezultateve të prekshme në procesin e vetingut.  Rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka avancuar  në mënyrë të qëndrueshme dhe ka dhënë rezultate të rëndësishme ”, thuhet në Raportin e Komisionit 2019 për Shqipërinë.

Institucionet zyrtare të Shqipërisë gjithashtu po theksojnë përparimet në këtë fushë.

“Sot Parlamenti shqiptar ka zgjedhur dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim me padurim që të krijohet një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE ”, shkroi këtë javë në Twitter Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Sidoqoftë, përkundër lavdërimeve që vijnë nga Brukseli, situata në terren nuk është aq e shndritshme. Procesi po ecën i ngadaltë dhe lidhjet mes strukturave kriminale dhe gjyqësorit duken më të forta nga sa pritej.

Sistemi gjyqësor është paralizuar dhe çështjet në pritje po grumbullohen. Për shembull, portali Exit ka publikuar statistikat për vitin 2018, të cilat tregojnë grumbullimin e 28.863 rasteve që ka qenë më shumë se dyfishi krahasuar me ato të vitit 2015.

Kur iu dha statusi i vendit kandidat në vitin 2014, Shqipëria paraqiti reforma kushtetuese për të hapur procesin e reformës gjyqësore. Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve ishte të forcohej pavarësia e gjyqësorit,  rritja e efikasitetit të sistemit dhe besimit të publikut në drejtësi. Qëllimi është planifikuar të arrihet përmes një procesi me “dy fytyra” – rivlerësimi i gjyqtarëve ekzistues dhe prezantimi e krijimi i institucioneve të reja gjyqësore vetë-qeverisëse dhe antikorrupsion.

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë verifikuar në tre aspekte kryesore: rivlerësimi i pasurive, një background he kontroll i integritetit për të zbuluar lidhjet me krimin e organizuar dhe një vlerësim i kualifikimit. Procesi është udhëhequr nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i sapokrijuar dhe Komisioni i Ankesave.

Në sitë, kanë kaluar deri tani 185 gjyqtarë dhe prokurorë. Prej tyre 76 janë konfirmuar në detyrë dhe 80 prej tyre janë pushuar nga puna. Për më tepër, 29 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqje nga ky proces. Ende janë 615 gjyqtarë dhe prokurorë që duhet të kalojnë procesin e vlerësimit “, shpjegon Rovena Sulstarova, Menaxhere e Programit të Qeverisjes nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

“Deri më tani, më shumë se njëqind gjyqtarë dhe prokurorë në Shqipëri kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, dhe numri i dorëheqjeve pritet të rritet në të ardhmen e afërt. Në këtë aspekt, dorëheqja e personelit duhet të shihet si një tregues që t`i  detyrojë organet e ndjekjes penale të hetojnë veprimet e tyre të kaluara në lidhje me pasuritë që kanë vënë dhe lidhjet me krimin e organizuar ”, paralajmëron Sulstarova. E megjithatë, ajo shton se

se nuk ka asnjë proces penal ndaj gjyqtarëve ose prokurorëve që nuk e kanë kaluar procesin e vlerësimit deri më tani. “Ata janë larguar nga puna në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare. Organet e vlerësimit të procesit të verifikimit nuk kanë të drejtë të paraqesin një proces penal për asnjë nga subjektet e parashikuara me ligj.

Sidoqoftë, institucionet e pavarura siç janë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli i Pasurive dhe Konflikteve të Interesit dhe Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, që ofrojnë mbështetje me të dhëna organet e vlerësimit të verifikimit, mund të iniciojnë një procedim penal nëse subjektet e ligjit të vettingut nuk arritën ta kalojnë procedurën mbi bazën e pasurive të pajustifikuara apo abuzimit të detyrës ”, shpjegon më tej Sulstarova.

Është e rëndësishme të theksohet se edhe media investigative si BIRN Albania, e kanë theksuar me kohë që një numër i madh gjyqtarësh nuk mund t`i justifikojnë pasuritë e tyre. Në periudhën mes viteve 2004 dhe 2014, sipas hulumtimit, 80 për qind e gjyqtarëve të gjykatave të apelit nuk mund të provonin pasuritë e tyre brenda të paktën një viti. BIRN vërtetoi gjithashtu se 25 gjyqtarë të gjykatave të apelit në Tiranë kishin pasuri që kapërcenin 5 milionë eurot, e që ishte vërtetë shumë për të ardhurat e tyre mujore.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.