Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Presidenti Meta i lumtur: Më në fund do të funksionojë Gjykata Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas betimit të tre anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim në Facebook. Meta shprehet i lumtur pasi pas dy vitesh më në fund do të filloj funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji! ”, shkruan Meta.

Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari janë betuar sot para Presidentit Ilir Meta. Tre anëtaret e reja të Kushtetuese do të vijojnë punën dhe tashmë gjykata është funskionale. Toska, Papajorgji dhe Xhaferllari çojnë në 6 numrin e anëtëve në Kushtetuese.

[gallery ids="913570,913568,913554,913569,913571,913555,913572,913553,913552,913551,913548,913546,913544"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore