Përmbytje, zjarre, epidemi/ Si po na vret ndryshimi i klimës (Fotot)

Përmbytje ekstreme në Venecia, zjarret në Australi e madje edhe shpërthim epidemie në Kinë, të gjitha këto i janë atribuar ndryshimeve të klimës këtë javë ndërkohë që kërkuesit kanë paralajmëruar se ngrohja globale mund të ngarkojë gjeneratat e ardhshme me sëmundje që zgjasin përgjatë gjithë jetës.

Venecia shpalli gjendjen e emergjencës pas përmbytjeve apokaliptike që zhytën nën ujë bazilikën historike të saj dhe sheshet apo ndërtesat qindra vjecare.

“Ky është rezultat i ndryshimeve të klimës”, tha kryebashkiaku Luigi Brugnaro.

Në anën tjetër të botës, pjesë të Australisë janë zhuritur nga zjarret e egra këtë javë me katër persona që kanë humbur jetën dhe me komunitete të tëra që janë detyruar të braktisin shtëpitë për të shpëtuar nga flakët.

Në Kinë, zyrtarët e shëndetësisë kanë raportuar shpërthimin e një murtaje të rrallë pneumonike pasi dy raste u konfirmuan në Pekin. Ata ishin infektuar në mongoli, ku popullata e brejtësve është shtuar në mënyrë dramatike si pasojë e thatësirës së vazhdueshme, shkaktuar nga ndryshimet e klimës. Një zonë me përmasat e Holandës ishte goditur nga murtaja e minjve, verën e kaluar. Dhe pasoja akoma më të rënda për shëndetin po zbulohen.

Revista mjekësore The Lancet, publikoi një studim ku thuhej se ndryshimi i klimës po dëmton shëndetin e njerëzve përmes rritjes së numrit të eventeve ekstreme të motit apo përshkallëzimit të ndotjes së ajrit. Një botë më e ngrohtë, rrezikon mungesë ushqimesh, sëmundje infektive, përmbytje dhe të nxehtë ekstrem. Nëse nuk bëhet diçka – paralajmërojnë kërkuesit – pasojat do të rëndojnë mbi një gjeneratë të tërë, me sëmundje dhe epidemi gjatë gjithë kohës.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.