‘Nuk të afrohet askush…’, Granit Xhaka mesazh special në ditëlindjen e së ëmës (Foto)

Granit Xhaka, një nga futbollistët e njohur shqiptarë është bërë baba i një vajzë disa javë më parë. Me siguri që tani ai ka kuptuar dashurinë dhe sakrificat që do çdo prind ka për fëmijët dhe për ditëlindjen e të ëmës i ka bërë një dedikim prekës.

Në një postim në Instagram, Xhaka shkruan se deri më tani nuk ka njohur asnjë person që t’i ngjajë sado pak nënës së tij.

“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpuntore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gëzuar ditëlindjen nëna ime e dashur, personi më i shtrejtë në jëtën time ”- shkruan Graniti krahas fotove me mamanë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.