“Kapot” e Drejtësisë, si u shkarkuan nga vettingu për milionat e korrupsionit (EMRAT)

Nëse i hedhim një sy listës së të shkarkuarve nga vetingu, është fakt se në rrezik për të dhënë llogari para drejtësisë janë një sërë emrash të njohur. Midis tyre mund të përmendim ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ai u përpoq t’ua hidhte organeve të vettingut dhe të fshihte një apartament që e kishte regjistruar në emër të të vëllait. Një emër tjetër është ai i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Atij ju gjetën pasuri të pajustifikuara dhe se kishte kryer evazion fiskal. Në listën bën pjesë edhe emri i ish-prokurores Rovena Gashi, e cila po ashtu zotëronte pasuri marramendëse, por nuk i justifikonte dot.

Thuajse të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë u shkarkuan prej pasurisë. Altina Xhoxhaj, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Artan Broci, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Zeneli, Edmond Islamaj u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë sepse pasuria e tyre ngjasonte me ata të sheikëve.

Edhe një sërë krerë gjykatash e prokurorish të rretheve e pësuan prej pasurisë. Ndër ta mund të përmendim Izet Kadanën, Fatmir Lushin, Çlirim Shahinin, Edison Ademin, Alketa Nushi, Hysni Demiraj, Fehmi Petku, etj..

Për të gjithë këta emra, hetime ka patur vetëm për Admir Thanzën. Në fakt edhe për të hetimet kanë qenë për problemet e gjetura me formularin e dekriminalizimit dhe jo për pasurinë. Por me drejtësinë e re do të duhet që të gjithë këta emra, por edhe gjyqtarë e prokurorë të tjerë të japin llogari,  nëse duam që Shqipëria të bëjë hapa përpara drejt integrimit.

Për të gjithë tashmë do të ketë hetime lidhur me paligjshmërinë e pasurisë së tyre ndër vite, teksa kanë qenë në krye te institucioneve të Drejtësisë. Shumë menduan se me largimin nga sistemi do të shpëtonin dhe pasuritë, por SPAK ka në plan hetimin e të gjithë atyre ushtruar funksiona të larta drejtuese, mes te cilëve edhe të larguarit nga Drejtësia.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.