Barazon Andora, Vales i shpëton mbrojtjes dhe mposht portierin Etrit Berisha

Avantazhi i Shqipërisë ka qenë vetëm 12 minuta, sepse Andora barazoi me një gol të sulmuesit të saj Vales. Ka qenë një përgjumje e mbrojtjes kuqezi që i dha mundësi të depërtojë lojtarit mik, duke mposhtur portierin e kombëtares tonë Etrit Berisha.

E para ishte Shqipëria që shënoi me Bekim Balajn në Elbasan Arena, në sfidën që kuqezinjtë po luajnë ndaj Andorës. Sulmuesi nuk ka gabuar pas një topi që ka dhënë për shkodranin mesfushori Odise Roshi.

Shqipëria po luan me skemën 3-5-2. Mbrojtja me Ismajlin, Gjimshitin dhe Veselin dhe në qendër të mesfushës risitë janë Ramadani dhe Ndoji, ndërsa nga krahët luajnë Roshi dhe Trashi që i kanë dhënë frymëmarrje skuadrës për të qenë sa më afër portës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.