Postoi foton me Malumën, fansat nxjerrin blof Kejvina Kthellën: Nuk je ti, kjo vajza është portugeze (FOTO)

Kejvina Kthella është një nga femrat shqiptare më të komentuara në showbiz. Përveç jetës së saj private, ajo komentohet shumë edhe për postimet që bën në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë, Kejvina ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku ka pozuar së bashku me yllin e muzikës, Maluma. Ndërkohë së fundmi në atë pozë janë vënë re disa komente ku e nxjerrin zbuluar modelen bukuroshe.

Ndjekësit e saj shkruajnë se në foton në fjalë, vajza në krah të Malumës nuk është Kejvina por dikush tjetër.

“Nuk je ti ne foto! Keto foto e ka vajza ne faqen e saj dhe eshte portugeze. Turp qe merr foto prej tjerve! Dhe tallesh me ne”,shkruan një fans i saj.

“Më i mirë në kete foto eshte maluma , dashuria e jetes time . te urrej kejvina sepse nuk je ti ajo aty dhe deshiron te marresh fame nepermjet figures se malumas. Turppp”, i shkruan një tjetër ndjekës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.