Përshkallëzohet dhuna në Hong Kong, protestuesit armatosen me harqe e shigjeta!


Kampuset janë kthyer në sheshin e fundit të betejës në Hong Kong pas muaj të tëra protestash që e kanë paralizuar jetën në këtë territor.

Policia po kryen bastisje e arrestime, një pjesë e transportit publik është pezulluar, ndërsa në shkolla e universitete, sot nuk ka mësim. Forca speciale janë dërguar në qendrën e qytetit dhe në zonat më të prirura për dhunë.

Studentët e Chinese University po përgatiten për përleshje të reja me forcat e rendit; shumë prej tyre kanë marrë me vete shishe me benzinë, por ka raporte se grupe të rinjsh janë armatosur edhe me harqe e shigjeta, të cilat I kanë marrë pasi sulmuan një prej qendrave sportive të kampusit.

Protestuesit kanë bllokuar kryqëzimet kryesore me tulla dhe objekte të tjera. Edhe pse policia arriti ta pastronte një pjesë të barrikadave, ata I kanë zëvendësuar menjëherë sapo efektivët u larguan.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.