Dukej super okazion, çfarë ndodhi me ata që blenë shtëpinë 1 euro në Itali?!


Tingëllonte me diçka shumë të bukur për të qenë e vërtetë. Një shtëpi e re – dhe potencialisht edhe një jetë krejt e re, dhe mund t`i nisje në Itali me 1 euro.

Gjatë vitit të kaluar, qytete të shumta të vogla nga Siçilia në jug deri në Alpet veriore kanë ofruar pazare të tilla me shpresën e tërheqjes së banorëve të rinj për të rigjallëruar komunitetet që po shuhen.

Titujt e mëdhenj të mediave të rëndësishme si CNN kanë mahnitur miliona njerëz, të cilët janë joshur nga ideja e braktisjes së metropoleve të zhurmshme për një jetë më të qetë.

Kërkesat vërshuan nga të gjitha anët. Por cfarë ndodhi me ata që blenë vërtet? A i priti jeta e bukur që mendonin? CNN Travel foli me disa prej atyre që vendasit I quajnë “ qytetarë 1 euro”.

Francezja Morgane Guihot me të shoqin ishin nga të parët që blenë shtëpi, dhe nuk ngurruan të nisin riparimet, sepse kishte nevojë.

Ata kanë ndërmend ta përdorin si shtëpi pushimesh. Vendi është fantastik, dhe njerëzit mjaft të dashur, thotë cifti, ndërsa shton se nuk ka pasur surpriza të pakëndshme. Ndërkohë, belgu Patrick Janssen thotë se praktikisht, iu treguan nja 25 shtëpi të vjetra që kishin nevojë për riparime të mëdha.

“Nëse ke mundësi të investosh, ato mund të bëhen mjaft të përshtatshme për të jetuar edhe përgjithmonë, e jo vetëm për të kaluar pushimet”, shprehet ai.

Ndërkohë, nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme në Sambuca, kryebashkiaku që nuk mund t`i përgjigjej pozitivisht të gjithëve, i nxori në ankand shtëpitë e mbetura e ua dha personave që ofruan më shumë, duke bërë që disa prej tyre të shiteshin deri në €25,000.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.