Vajza të mbuluara, fëmijë pa prindër; brenda kampit të ferrit ku ndodhen 80 shqiptarë (Fotot)

Fëmijë të vetmuar, grupe familjesh pa baba, pluhur, tym dhe shumë trishtim. Atmosfera në kampin Al-Hawl, ku ndodhen familjarët e luftëtarëve të vdekur të Shtetit Islamik, është mishërimi i tragjedisë që ka prekur këta njerëz.

A2 sjell foto ekskluzive brenda kampit, ku mendohet të jenë rreth 80 shqiptarë, mes gati 80 mijë personave që besohet se janë aty.

Gazetari Julian Kasapi dhe operatori Endrit Myftari, prej disa ditësh ndodhen në Siri. Mesohet se shqiptaret ndodhen në seksionin më të radikalizuar të kampit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.