Truproja për anëtarët e Kolegjit të Apelimit, u sigurohet jeta dhe prona

Shtatë gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit, të cilët japin vendimin final për ata që kalojnë Vettingun, tashmë veç truprojave dhe automjeteve do t’u ofrohet edhe sigurim për jetën e pronën.

Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, për një afat një vjeçar Kolegji kërkon të lidh kontratë për t’i siguruar 7 anëtarëve të tij jetën dhe pronën.

Aktualisht Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pjesë e Gjykatës Kushtetuese përbëhet nga kryetarja Natasha Mulaj dhe gjyqtarët anëtarë, ish- kryeprokurorja Ina Rama,  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.

Në rast se përgjatë ushtrimit të detyrës dikush prej 7 anëtarëve i rrezikohet jeta, i dëmtohet prona e pasuria si dhe pëson një sëmundje me anë të këtij siguracioni të ofruar ata do të dëmshpërblehen./Report tv

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.