Terapia e re për veteranët e traumatizuar nga lufta, i shërojnë me videolojra!


Ka një terapi të re e jo fort të zakonshme për ushtarët që kanë përjetuar tmerret e luftës, e cila duket po jep rezultat: videolojrat.

Zyrtarët amerikanë po shfrytëzojnë Adaptive Controller të Xbox për të luftuar stresin post-traumatik dhe për të reduktuar rrezikun e vetëvrasjeve.

Këto lloj lojërash janë demonizuar shpesh kohët e fundit, sidomos në Shtetet e Bashkuara. Ka pasur mjaft debate për kufizimin e përdorimit të tyre, e ndërkohë, nga Departamenti i Çështjeve të Veteranëve të Luftës mbërrin nisma për ta kthyer në terapeutike përdorimin e videolojërave.

Adaptive Controller e Xbox është shpërndarë në 22 qendra deri tani të rehabilitimit të veteranëve, pasi ishin vënë re efektet pozitive të saj mbi ish ushtarakët që vuanin nga stresi post-traumatik.

Duket se videolojrat arrijnë t`i ndihmojnë ushtarët të kapërcejnë momentet e stresit dhe izolimit, si dhe humbjen e ndjenjës së përkatësisë. Përdorimi i konsolës dhe lidhja me shokët është provuar një ndihmë e vyer për ta.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.