Shtypi në Kosovë: Vuçiç po del si ideator i “Mini Shengen-it ballkanik”!


Në Ballkanin Perëndimor është duke u zhvilluar një debat shumë i madh rreth iniciativës për krijimin e “Mini Shengenit” ballkanik, projekt ky që me shumë gjasë do të nënshkruhet në 21 dhjetor në një takim që do të mbahet në qytetin e Durrësit, shkruan Gazeta Express.

Nisma është kundërshtuar fuqishëm nga Kosova e cila nuk ka marrë pjesë në asnjë takim të kësaj iniciative, thekson gazeta në fjalë, e cila pretendon se kjo ka shkaktuar përplasje të të gjithë liderëve politikë në vend me Edi Ramën, pasi ky i fundit e kritikoi Prishtinën zyrtare nga Samiti I Ohrit se po tregohet jobashkëpunuese.

Tani, vazhdon shkrimi, si ideator I kësaj nisme po del vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili në një intervistë për mediat serbe tregoi se ia ka shpjeguar projektin në detaje presidentit të Francës, Emanuel Macron, ndërsa shtoi se pret prej tij mbështetje publike për një nismë të tillë.

Kjo këmbëngulje e Vucicit për zbatimin e një projekti të tillë ku planifikohet të përfshihen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vjen edhe si rezultat i fitimeve të mëdha që do të ketë Serbia, thotë Express. Nga 3.5 miliardë sa planifikohen të jenë përfitimet, Serbia do të marrë gjysmën e tyre, ndërkohë pjesa tjetër e fitimeve do të ndahet në mes të pesë shteteve të tjera, shkruan e përditëshmja kosovare.

“I kam kërkuar Macronit mbështetje, dhe jam i sigurt që do ta marrim atë publikisht, sepse iniciativa është e bazuar në katër shtyllat e promovuara nga BE-ja, që janë universale”, ka thënë Vuçic, duke shpjeguar se një projekt i tillë mund të rezultojë me fitime deri në 3.5 miliardë në total, ndërkohë qe vetëm Serbia do të fitojë rreth 1.5 miliardë. Macron e ka pyetur nëse pret që t`I bashkohen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në një iniciativë të tillë. “Shpresoj që po”, kishte thënë kreu i shtetit serb, shkruan Rts.

Lidhur me këtë iniciativë për Express një ditë më parë edhe zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, e cila ka thënë se në nisma të tilla rajonale duhet të përfshihen të gjithë shtetet partnere.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.