Sa krime po bëhen nën emrin tënd o Reformë në Drejtësi

Nga Andi Bejtja


Pas përshëndetjes neveritëse që Ambasada Amerikane dhe BE i benë emërimit në dhunim të Kushtetutës të dy anëtarëve të Gjykatës, nuk ka se si mos ndodhë dhe kjo dhunë qe po shohim këtë mëngjes ndaj banorëve të Unazës së Re e shumë shkelje të ligjit e dhunime të demokracisë.

Të jeni te bindur kështu do ndodhë dhe Teatrin apo me çdo gjë korruptive sa herë që BE apo USA do mundohem te justifikojnë lekët e hedhura për reformën në Drejtësi që në fakt po shkojnë për kapjen e shtetit nga Kryeministri.

Sa krime po bëhen nën Emrin tënd o Reforme në Drejtesi….

Me bëri përshtypje zvarritja qe policia i beri aktivistit te njohur Ervin Goci, i cili thjesht po monitoronte protestën e banoreve si aktivist… Nuk pres të flasë njeri nga ndërkombetaret, prandaj e dashur opozitë nuk ke pse vazhdon me kot ” Rrugëtimin për Shqipërinë”, por mer rrugën për te Unaza Re…

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.