Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Polakët në protestë: Jo Bashkimit Evropian!

Në Varshavë, dhjetëra mijëra njerëz iu përgjigjën të hënën thirrjes së grupeve nacionaliste, duke marshuar me rastin e ditës së pavarësisë së vendit.

Marshuesit thërrisnin "Zot, nder, atdhe!" dhe "jo, Bashkimit Evropian!", duke mbajtur pishtarë dhe ndezur fishekzjarre. E gjithë zona u mbulua me një re tymi ku dominonin ngjyrat e kuqe dhe të bardha kombëtare.

Një grup më i vogël protestuesish këndonin "Bella ciao", himnin italian të rezistencës antifashiste.

Marshimi i ditës së pavarësisë ka ardhur duke u rritur në përmasa që kur partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) erdhi në pushtet në vitin 2015. PiS fitoi një mandat të dytë muajin e kaluar me 44% të votave.

Partia ka bërë thirrje për një ringjallje të vlerave nacionaliste dhe katolike si dhe për një refuzim të liberalizmit perëndimor.

"Ne duhet të kthehemi në rrënjët tona. Bota jonë ka braktisur Zotin dhe Krishterimin," tha Robert Bakiewicz, një nga organizatorët e marshimit, para turmave në qendër të Varshavës. "Ne do të vdesim ashtu siç po vdesin kombet e Evropës perëndimore," tha ai.

Më 11 nëntor, polakët shënojnë fundin e Luftës së Parë Botërore, e cila ishte gjithashtu fundi i 123 viteve të pushtimit nga Rusia cariste, Prusia dhe perandoria Austro-Hungareze.

VOA

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore