Pas ndarjes së bujshme me Nora Istrefin, Robert Berisha i dedikon një këngë? (FOTO)

Kanë kaluar disa muaj, që kur Robert Berisha njoftoi publikisht ndarjen e tij nga partnerja, Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë të quajtur Renee.

Në një postim të gjatë, këngëtari i njuohur zbuloi se rrugët e tyre do të vazhdonin të ndara, mirëpo ai do të gjendej gjithmonë pranë vajzës dhe Norës sa herë të ishte e nevojshme.

Madje Roberti në disa intervista të dhënë së fundmi, është shprehur se vetëm vdekja e ndan nga mamaja e vajzës së tij. Ai gjithashtu zbuloi se nuk ishte ndarë ende me letra nga këngëtarja e njohur, duke lënë kështu të hapur mundësinë për rikthim.

Nga ana tjetër, “Rtsh.al” tregon se Roberti e ka gati edhe një këngë që mund të jetë dedikim për Norën. Ai do të marrë pjesë në “Festivalin e 58-të të RTSH-së” me një këngë dashurie.

Kënga e Berishës do të ketë një tekst romantik dhe një muzikë të ndjerë, ndaj s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim derisa të dëgjojmë këngën e tij të re.

Deri tani Roberti nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me projektin e tij të ri, me të cilin me siguri do të na surprizojë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.