“Mos u ngopshi”, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë për Festivalin e RTSH-së: Fitore me… (FOTO)

Prej disa ditësh kompozitorja e njohur, Diana Ziu, është në qendër të vëmendjes për shkak të reagimit të ashpër që bëri në lidhje me Festivalin e 58 të këngës në RTSH.

Pasi kënga e sa nuk u pranua në festival, si dhe u përfol për “pazare” të bëra për këngët pjesmarrëse, ku  supozohet që artistja fituese të jetë vendosur që tani. E bëhet fjalë për Elvana Gjatën, por megjithatë mbetet për  t’u parë.

Diana shrehej se ajo që nuk ia ka pranuar këngën është regjizorja  e shumë përfolur, Vera Grbocka, ose ‘shoqja Vera’ si siç i drejtohej ndryshe me ironi kompozitorja.

Por pavarësisht se rrjeti e mediat zienin me lajme për Grabockën dhe moderatoren e njohur, Alketa Vejsiu, duke qenë se të dyja po organizojnë këtë festival, asnjëra nga të dyja nuk  doli me një reagim.

Megjithatë ditën e sotme përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje Vejsiu. Kjo e fundit nuk ka folur pikërisht drejtuar kauzës që ngriti Diana Ziu, por teksa u është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve, ajo është shprehur se do të ketë me patjetër meritokraci.

“Çfarë prisni të shihni ndryshe në këtë edicion”, pyet Alketa fansat e saj, ku një i shkruan: “Të ketë meritokraci”. “Të siguroj për këtë”, ia kthen moderatorja.

“Presim të shikojmë korrektësi që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua”, i shkruan një tjetër, ku Alketa përgjigjet: “Patjetër, fitore me meritë”.

Kështu Alketa ka vendosur që të tregojë se do të ketë trasparencë në këtë edicion të 58 të Festivalit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.