La pornon dhe u dashurua me një vajzë, Mia Kalifa bën deklaratën bombë (Fotot)

Ish aktorja e filmave pornografikë, e cila u bë e famshme pasi mori kërcënime nga ISIS, për shkak të një skene ku luante e mbuluar me shami, thotë në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Telegraph” se do të donte ta shkatërronte fare industrinë e pornos. Ajo është angazhuar vetë në pornografi për vetëm tre muaj, e megjithatë mori famë botërore.

Por edhe pse mori shumë vëmendje, fitimet financiare të saj ishin shumë të vogla, vetëm 12 mijë dollarë. Ajo e la pornon dhe u detyrua t’i rikthehej rrjeteve sociale dhe në pak muaj u bë me 300.000 ndjekës. Dhe gjatë kësaj kohe krijoi një lidhje dashurie me një vajzë nga Austin, Teksas, me të cilën bashkëjetoi.

Ndërkohë, llogaria e saj në Instagram shkoi në 17 milionë ndjekës, gjë që e ndihmoi të ketë bashkëpunime në botën e sportit. Shumë vajza ndihen në kurth në botën e pornografisë, sipas Mias, dhe ajo do të donte ta zhdukte si industri.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.