“I dashuri më infektoi me HIV/AIDS…”, si i zbulova mesazhet në telefonin e tij (DETAJE)

Do të hiqja dorë nga dashuria, por më pas disa njerëz më bindën se isha shumë e re për ta bërë një gjë të  tillë. Menjëherë nisa të komunikoja me persona të huaj përmes internetit, ata më sugjeruan takime, por kjo mënyrë komunikimi për mua ishte goxha brutale dhe isha gati të hiqja dorë kur mora  një mesazh nga Philippe.

Ishte thjesht një përmbledhje e shkurtër, “Mua më pëlqen profili yt, do të doja të të takoja”, por unë u intrigova. Ai ishte francez dhe shumë i bukur, dhe unë mendova, “OK, një herë të fundit, dhe kjo është ajo.”

Ne u takuam në shkollën e arteve marciale, ai ishte gjithashtu një ushtarak dhe më pas shkuam në një restorant ku konsumuam pije dhe meze, teksa qëndruam për një orë duke biseduar. Unë isha e hipnotizuar dhe mendoj se edhe ai ishte po në  të njëjtën gjendje. Ai kishte histori të lezetshme dhe më tregoi shumë për veten e tij. Kjo ishte një lloj tjetër takimi sepse zakonisht ndodh anasjelltas, ku gruaja është ajo që flet më shumë.

Në atë takim të parë u interesova shumë për të, por vërtet nuk mund të tregoja nëse ai po ndihej njësoj si unë.  Por pastaj ai bëri një koment flirtues dhe unë mendova, “Oh, në rregull, ai është i interesuar”, dhe pas  këtij sinjali ne nisëm të takoheshim rregullisht.

Philippe ishte një analist i sigurisë për një kompani të madhe, por ai u pushua nga puna një vit pasi ne nisëm të takoheshim. Ndërsa ishte në kërkim të një pune të re, i kërkova që të më ndihmonte në shkollë.

Kur ai po mësonte për mua ne zakonisht dilnim pas punës dhe pastaj e kalonim natën së bashku. Ne ishim të lumtur së bashku dhe qëndruam të lidhur për katër vjet e gjysmë.

Unë isha e lumtur edhe ai ishte i lumtur, gjithçka shkonte mirë dhe ndihesha si kurrë më parë për këtë situatë në të cilën gjendesha. Në vitin 2006  vajza ime u martua dhe ne i realizuam një ceremoni të mrekullueshme. Ndërsa më vonë kishim planifikuar të dilnim për një darkë familjare, Filipi nuk ra dakort për këtë gjë duke më thënë se nuk mund të vinte sepse ishte sëmurë.

Nga biseda në telefon me të nuk më pëlqeu shumë zëri, por unë u mërzita që ai nuk më shoqëroi dhe ia mbylla celularin. Pas darkës me familjen time, rrugës për në shtëpi mendova të shkoja më parë të shihja Filipin me mendimin se mund të ishte vërtet sëmurë. Shkova, derën e gjeta të mbyllur ndërsa makina e tij nuk ishte në vendin e parkimit. Për faktin se unë bëja pagesat e celularit të tij kisha akses në dëgjimin e postës së tij zanore.

U mërzita jashtëzakonisht shumë kur dëgjova bisedat që kishte zhvilluar me dy gra të tjera, ku siç dukej kishte plane me to. Prita një orë e gjysmë të mirë ose më shumë dhe më në fund pashë që po vinte.

Kur pa makinën time ai menjëherë u largua, sepse ai e dinte që diçka ishte në rregull, kështu që unë e ndoqa atë lart e poshtë rrugëve të lagjes derisa ai më në fund u fut në autostradë.

Ai po ecte me 90 milje në orë dhe unë isha menjëherë pas tij. Mendova: “Unë mund t’ju ndjek gjithë natën, kam marrë një rezervuar të plotë gazi”. Përfundimisht ai u tërhoq. Unë bërtita dhe e akuzova se mashtronte. Ai tha: “Ju nuk duhet të keni hakuar mesazhet e mia zanore!” dhe ajo shkoi mbrapa dhe me radhë.

Të hënën që erdhi bëra një ekzaminim dhe kur mora rezultatet, kuptova se kisha disa anomali në qelizat e qafës së mitrës. Ata thanë se ishte virus i papillomës njerëzore (HPV). Nuk e kisha pasur kurrë më parë, kështu që e dija që ai ma kishte ngjitur mua. Kjo më tronditi dhe më frikësoi, më duhej të bëja operacione për të hequr qelizat anormale dhe nuk dija nëse do të përparonte në kancer apo jo.

Unë pyesja veten nëse duhet t’i paralajmëroja dy gratë e tjera, apo jo. U ktheva pas nëntë muajt që Philippe kishte biseduar me celularin që paguaja unë, duke u përpjekur të gjeja se çfarë kishte komunikuar me to.

Unë do të telefonoja të gjithë numrat dhe sa herë që një grua do të përgjigjej, unë do ta pyesja: “A takohesh me Philippe Padieu?” dhe nëse do të thoshin “Po”, unë do të thoja: “Epo, duhet të flas pak me ty”.

Kam gjetur nëntë gra të tjera që gjithashtu kishin shkuar me të për  katër vite bashkëjetesë me mua. Pas tre muajsh më telefonuan nga  departamenti i shëndetësisë duke më thënë se unë kisha nevojë për një kontroll. E ndërkohë isha shumë e shqetësuar për këtë fakt.

Më pas nga biseda me gratë që kishte takuar i dashuri im, kuptova se të gjitha problemet shëndetësore që kisha kaluar kohët e fundit mund të ishin për shkak të tij.

Një ditë më vonë takova gjinekologun tim, ku më tha se unë isha mbartëse e virusit HIV. Përplasa telefonin dhe u rrëzova përtokë.  Në atë moment kujtoja vdekjen. U bëra e dobët e nuka përmabaja  dot veten, pasi edhe imuniteti im ishte dobësuar nga virusi. Nisa të kem vështirësi me të  ardhurat  pasi shpenzimet për kurimin e sëmundjes ishin të  lartam, dhe  përfundova deri në atë pikë sa doja të vrisja veten.

Së bashku me gruan që takova para se të merrja vesh se isha një mbartëse e virusit HIV, shkuam tek shtëpia e Filipit për t’i thënë se çfarë na kishte shkaktuar dhe t’i bënim me dije se ai ishte i sëmurë. Por mbetëm të çuditura nga përgjigja e tij: “Hej nuk është ndonjë gjë me rëndësi, të gjithë vdesin një ditë. Pse nuk shkoni të jetoni jetën tuaj dhe të më lini të qetë?”

Nga shumë kërkime që bëmë në celularin e Filipit gjetëm 13 gra të cilat ishin diagnostikuar me HIV. Sigurisht që pas këtij zbulimi mbetej vetëm ta padisnim. Por nga inati Filipi tha në polici se sëmundjen ia kisha ngjitur. Por me realizimin e disa analizave që ai bëri, rezultoi se ai e kishte marrë sëmundjen nga një grua në Miçigan, në 1997.

Por e çudishmja ishte kjo që prej 13 gra që gjetëm, të cilat ishin diagnostikuar me HIV, vetëm 5 nga to  pranuan të dëshmonin para gjykatës. Të gjitha ne formuam një grup dhe kërkuam mbështetjen e avokatit të popullit për të vazhduar mjekimet që na nevojiteshim për jetuar.

Filip Padieu u dënua me plot 45 vjet burg, për mashtrimin e pesë grave të ndryshme, duke përmendur këtu që 8 të tjerat nuk pranuan ta akuzonin. BBC

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.