E tradhtoi me truprojen dhe i mori 31 milionë paund, princesha bën lëvizjen e fundit ndaj sheikut (Fotot)

Princesha Haya bint al-Huseini, gruaja e sundimtarit të Dubait Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, u shfaq në një gjykatë britanike të martën për seancën e fundit në betejën ligjore të çiftit për mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Të dy palët thanë në një deklaratë në korrik se çështja para Gjykatës së Lartë në Londër, e cila është përfshirë nga kufizime të rrepta të raportimit, nuk ka të bëjë me divorc ose financa, por ishte e kufizuar në mirëqenien e fëmijëve, transmeton KosovaPress.

Sheiku Rashid al-Maktoum nuk ishte i pranishëm sot në seancën gjyqësore. Princesha e Dubait u arratis nga vendi, duke marrë me vete dy fëmijët e saj dhe 31 milionë paund. Mediat raportuan se shkak për largimin e Princeshës u bë romanca e saj me truprojën britanik.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.