Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me ndryshimet e shpeshta të look-ut si dhe stilin e saj të veçantë.
Jemi mësuar që në shumicën e rasteve, Dafinën ta shohim me veshje sportive dhe duke iu përshtatur stilit të saj “gangsta”, edhe shumica e këpucëve të saj janë sportive.
Dafina ka një numër të madh atletesh, mirëpo në dollapin e këpucëve të saj nuk mungojnë as këpucët me taka. Për herë të parë, këngëtarja ndau me ndjekësit në “Instastory” dollapin gjigant të këpucëve, duke u shprehur se asnjëherë s’janë të mjaftueshme, megjithëse ne humbëm numërimin teksa i shihnim.
“Asnjëherë mjaftueshëm atlete. Por një femër ‘boss’ ka nevojë për çizme dhe taka”, shkruan Dafina në postimin e saj.
Comments are closed.