Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

20 mijë paund gjobë nëse vonohesh në stërvitje, Lampard vendos 'diktaturën' tek Çelsi

Trajneri Frank Lampard e ka nisur me dorë të hekurt dhe duket se po vendos “diktaturën”  tek Çelsi.

Legjenda e futbollit anglez ka aplikuar një kod të rreptë disiplinor, ku parashikohen gjoba marramendëse për lojtarët e Çelsit nëse shkelin rregullat.

Çdo vonesë para fillimit të stërvitjes, qoftë dhe një minutë, i kushton 20 mijë paund futbollistëve, një gjobë tmerrsisht e lartë.

Vonesat në grumbullime, para fillimit të udhëtimeve dhe mos zbatimi i orarit në seancat me doktorët do t’u kushtojnë lojtarëve 2500 paund, raporton Gazeta SHQIP.

Nëse lojtarët vonohen për mbledhjet e skuadrës, ata do të dënohen me 500 paundë gjobë në minutë

Nga ana tjetër, nëse një nga lojtarët nuk pranon të bëjë punë vullnetare komunitare, do të gjobitet me 5000 paund.  Gjithashtu do ketë gjoba 1 mijë paund për lojtarët që u bie telefoni.

[gallery ids="911280,911281,911282,911283"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore