Kujtim Gjuzi rrit standardin, kalon nga byreku në orë floriri me gurë të çmuar (Fotot)

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore ka rënë në sy sot gjatë seancës plenare për paraqitjen me orën prej floriri që mbante në dorë. Gjuzi që më hyrjen në parlament e ka ‘sofistikuar’ te mase veshjen e tij, por edhe paraqitjen me makina të shtrenjta.

Deputeti i opozitës së re, disa muaj më parë u filmua teksa hante byrek në një automjet modest, ndërkohë që muaj më vonë ka bërë paraqitje me makina të gjeneratës së fundit të cilat kushtojnë shumë herë më shumë se rroga e deputetit.

Ndërkohë që sot, Gjuzi ka paraqitur orën e tij prej floriri e stolisur me gurë të çmuar. Duke lundruar në rrjet, rezultoi që ora i përket markën “Michael Kors” dhe në “tregun e zi” kushton as më pas e as më shuëm se 363 dollarë ose diku tek 400 mijë lekë të vjetra.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.