Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kishte mpiksje gjaku, ndërhyrja në mushkëri shokon mjekët (Foto)

Mpiksja e gjakut te një pacient 64-vjeçar ka befasuar mbarë stafin mjekësor. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët mbetën të surprizuar kur vunë re se mpiksja prej 20 centimetrash e mushkërive ishte në formën e rrugëve të frymëmarrjes.

Kështu, me të drejtë, masës në fjalë i janë referuar si mpiksja groteske, që si për ironi të fatit kish? marrë të njëjtën formë me ?tubat? në të cilat ishte krijuar.

Pacienti mbërriti në spital me dhimbje të forta shpine dhe ethe. Më pas mjekët panë se presioni i tij i gjakut u rrit ndjeshëm dhe pas skanimeve të shumta mësuan se burri kishte emboli pulmonare ? një mpiksje gjaku në mushkëri.

Po kështu 64-vjeçari vuante nga kanceri i zorrëve dhe një infeksion në zemrën, ndaj ndërroi jetë./TopChannel

[gallery ids="909999,909998"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore