Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Foto/ Gjendet stadiumi "binjak" me “Arenën Kombëtare”, ndodhet në…

Stadiumi i ri në kryeqytet që do të mbajë emrin “Air Albania” ka një impiant të ngjashëm në pamjen e jashtme dhe të brendshme në Meksikë, kështu shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Stadiumi në fjalë është ai që mban emrin “Nemesio Diez” dhe i përket skuadrës së Toluka në Meksikë.

“Ekipi i Toluka dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndajnë stadiume shumë të ngjashëm. “Nemesio Diez” dhe “Air Albania Stadium” kanë pamje të brendshme dhe të jashtme thuajse të ngjashme”, shkruan versioni online i të përditshmes spanjolle për Meksikën duke hedhur edhe fotot e fundit nga stadiumi në kryeqytetin shqiptar.

Aty saktësohet se stadiumi i klubit meksikan është me një kapacitet prej 30 mijë vendesh, ndërsa ai shqiptar vetëm 22500 dhe do të hapë dyert për publikun në javën e ardhshme për ndeshjen kundër Francës.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="909204,909208,909201,909209,909202,909203,909205,909207,909210,909211,909212"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore