Ekskluzive në “Open”/ Fqinjët e Alvinit tregojnë historinë e nisjes për në Siri dhe 5 vitet e tmerrit

Të shtunën qyteza e Berzagos u gdhi e qetë këmbanat ranë si gjithmonë dhe dielli u rikthye pas disa javë mungese. Në katin e tretë të pallatit ku Alvini do të jetojë tani me të atin e tre motrat shquhen ende gjurmët e festës së një dite më parë tollumbace dhe një banderole ku shkruhet “mirëserdhe kampion”. Përpara se të drejtohej në shtëpinë e Afrim Berishës, grupi i xhirimit i “Open” ndaloi në barin më të frekuentuar të qytezës.

Aty thanë se Afrim Berisha pinte kafenë e mëngjesit çdo ditë dhe ndante dhimbjen e tij me banorët që e njohin përpjekjen e tij disa vjeçare për të gjetur të birin. Edhe mëngjesin e së shtunës, pak orë pasi solli të birin në shtëpi Afrim Berisha u shfaq tek bari i lagjes, këtë radhë i qeshur dhe i lumtur dhe përveç kafesë mori dhe kruasan për Alvinin.

Banorët thonë se e njohin Afrimin dhe historinë e djalit të tij. Janë të lumtur që ai u rikthye.

 Eni Vasili: Ju jeni fqinj me Alvinin apo jo? Banon sipër jush?

Gruaja: Po jam e lumtur që u kthye.

Eni Vasili: E kujton të vogël Alvinin?

Gruaja: Po luante shpesh me vajzën time.

Eni Vasili: E dinit që gjatë këtyre 5 viteve nuk ishte këtu, që babai e kërkonte?

Gruaja: Po e dija që e kërkonte.

Eni Vasili: E takuat dje kur erdhi ?

Gruaja: Po e takova u ngjita në shtëpi ta përshëndesja. Jam e lumtur për të.

Eni Vasili: Si dukej fëmija?

Gruaja: Mu duk i lumtur që ishte në shtëpi më në fund .

Eni Vasili: Kishte ndryshuar?

Gruaja: Ishte rritur por fizionimia dallohej, ishte  e njëjtë…!

Eni Vasili: Më thanë që e njeh Afrimin?

Banori: Po e kam mik!

Eni Vasili: Jeni i kënaqur besoj.

Banori: Po, më bëhet mishi kokërr.

Eni Vasili: Kishit folur këto muaj më parë për këtë histori me Afrimin?

Banori: Po, kur vinte këtu tek bari flisnim shpesh, ai më rrëfehej jam i emocionuar…!

Eni Vasili: Çfarë ju thoshte?

Banori:  Një baba kështu … nuk di ç’të them.  Afrimi është i madh. Jam shumë i kënaqur për të dhe për vajzat dhe të afërmit e tij.

Eni Vasili: Ju ka treguar momente të vështira?

Banori: Patjetër!

Eni Vasili: Kur?

Banori: Herën e fundit përshembull që ishte në Siri dhe  nuk e mori dot djalin, më fliste për këmbën e plagosur. Ishte i mërzitur shumë. Kemi folur këtu jashtë barit, ai qante. Jam i lumtur.

Eni Vasili: Kanë qenë 5 vite të vështira për të?

Banori: Po shumë të vështira, kemi folur.

Eni Vasili: A e njihte qyteza historinë?

Banori: Po e dinin!

Eni Vasili: Jeni përpjekur ta ndihmoni në ndonjë mënyrë?

Banori: Unë vetë jam përpjekur ta mbaj lart moralisht bashkë me të gjithë bashkëqytetarët. Tani jemi të kënaqur të gjithë. Unë e kujtoj të vogël djalin, kur vinte këtu tek bari. Nuk e kam takuar akoma por në pamjet e tv më është dukur i dobësuar. Mezi po pres ta takoj. Besoj do ta sjellë shpejt këtu tek bari.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.